Sulmohet azili i veteranëve të luftës në Kaliforni. Vriten tre gra dhe vetë agresori

Një person i armatosur ka hyrë brenda ndërtesës së një azili për të moshuarit në shtetin e kalifornisë në SHBA. Pasi ka marrë peng disa prej personave të pranishëm brenda në ndërtesë, ka vrarë tre gra dhe më pas ka qëlluar veten. Ngjarja ka ndodhur në Yountville, në zonën e Napa Valley, zona më e njohur në rajonin e shtetit amerikan. Bëhet fjalë për institutin më të madh për të moshuarit në vend i cili mban mbi 1000 persona, veteranë të luftës në Irak e Afganistan, të ciët vuajnë nga mosha dhe problemet shëndetsore dhe mendore.

Të treja gratë e ekzekutuara ishin pjestare të një programi të cilët merren me rikuperimin mendor dhe shëndetsor të veteranëve. Trupat e të katër viktimave janë zbuluar rreth një orë më pas, pasi Albert Wong kishte hyrë brenda ambjenteve të ndërtesës ku po festohej dalja në pension e njërit prej zyrtarëve. Policia nuk ka dhënë identitetin e viktimave. Madje është duke hetuar edhe për shkakun e sulmit ndaj shtëpisë së veteranëve.

Autoritetet theksojnë se Wong ka hyrë i armatosur me një pistoletë automatike dhe i veshur me një xhup anti-plum. Punonjësit dhe personat që jetojnë në të janë larguar menjëherë pas alarmit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa autoambulanca, një makinë e blinduar me policë dhe disa zjarrfikës. Departamenti i sherifit të zonës Napo ka gjetur një vend tjetër për të strehuar personat e azilit deri në një farë kohe. Autoritetet kanë shtuar se kanë tentuar të kontaktojnë me Albert Wong fillimisht duke provuar ta telefonojnë në celular nga zona përreth, por nuk kanë arritur asnjë rezultat. Për ngjarjen tragjike me vdekjen e tre grave dhe të vetë personit të armatosur nuk dihen shumë hollësi.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet