Sulmohet me armë baza ajrore e marinës amerikane në Texas. Drejtuesit e quajnë 'akt terrorist'

Baza ajrore e marinës amerikane Corpus Christi në Texas, është mbyllur pasi një person ka hapur zjarr në brendësi të bazës. Sipas informacionit të publikuar në faqen e Facebook-ut të vetë bazës, njëri nga agresorët është vrarë nga forcat e marinës, por të gjitha veprimtaritë brenda janë mbyllur për momentin.

“Ngjarja e ndodhur në bazën e marinës ushtarake amerikane Corpus Christi ka lidhje me terrorizmin”. Kjo është deklaruar nga FBI-ja e cila ka shtuar se ka edhe një tjetër person të dyshuar në arrati, pasi agresori i parë është vrarë nga forcat e ndërhyrjes së sigurisë”.

“Banorët e zonës duhet të jenë të qetë”, ka thënë agjenti Leah Greeves i cili ka folur “për një tjetër person të përfshirë në këtë akt terrorist i cili është në arrati për momentin”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet