Taiwani 'gjurmon shtetasit' nga celulari për të parë nëse ndodhen brenda karantinës

Taiwani i cili është në krye të listës për rregullat dhe vendimet e forta në luftën ndaj koronavirusit, duket se po krijon një projekt për celularët të quajtur “electorinc fance”, i cili do të përdorë gjurminin e zonës për t’u siguruar nëse njerëzit po qëndrojnë në shtëpi duke bërë karantinën. Ky mendohet të jetë sistemi i parë në ishull, i cili besohet të përdoret në telefonat celularë për të gjurmuar ata që duhet të bëjnë karantinën.

“Ideja është të ndalojmë personat të dalin jashtë shtëpisë për të ndaluar infektimin e të tjerëve”, ka thënë Jyan Hong-wei, shef i Departamentit të Sigurisë Teknike, i cili drejton edhe planin për luftimin e korinavirusit. Sistemi do të monitorojë sinjalet e telefonave dhe do të sinjalizojë policinë dhe zyrtarët lokalë nëse ata që ishin brenda shtëpive janë larguar nga adresa e shtëpisë ose kanë fikur telefonin. Hong-wei deklaron se “autoritetet do të kontaktojnë ose do të shkojnë direkt në shtëpinë e atyre që është dhënë sinjali brenda 15 minutash”.

Zyrtarët do të kryejnë dy telefonata gjatë ditës, për t’i siguruar njerëzit të mos anashkalojnë duke lënë telefonin në shtëpi. Por duket se sistemi ka patur vetëm disa pakënaqësi në Taiwan, i cili deri tani ka raportuar 108 raste të infektuarish. Korja e Jugut dhe Izraeli janë duke përdorur qendrat satelitore për celularët duke gjurmuar ata që persona të infektuar mund t’ua kenë kaluar virusin edhe të tjerëve.

“Është e tmerrshme të marrësh vesh se qeveria po bashkëpunon me kompanitë e telekomunikacionit për të gjurmuar telefonat tanë”, ka deklaruar një stjuardesë në Taipei, e cila u fut në karantinë 14 ditore pas kthimit nga Europa disa ditë më parë.

Gruaja e cila identifikoi veten si Xiaomei, deklario se po shqetësohej nga një administrator lokal, pasi ajo nuk e ngriti telefonin për shkak se ishte duke fjetur në mëngjez. “Ai tha se policia do vijë të më kontrollojë nëse unë nuk i përgjigjem edhe një herë tjetër telefonit. Po trajtohem si e burgosur”, ka deklaruar Xiaomei. Sipas ligjit në ishull, dhunuesit e karantinës do të dënohen me gjobë deri në 32.955 dollarë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet