Takimi Trump-Kim Jong Un mes skepticizmit

Kreu i CIA-s: Trump t'i vendos kushte udhëheqësit komunist

Mes skepticizmit dhe shpresës ndodhet takimi i mundshëm i presidentit amerikan Donald Trump dhe kreut koreano verior Kim Jong Un. Ky takim konsiderohet historik për disa dhe i fshehtë për disa të tjerë, të cilët i kanë kërkuar administratës së Trump të vendosë kushte.

“Përse të mos i paraqiten disa kërkesa udhëheqësit koreano-verior nëse do të jete e nevojshme dhe kjo të bëhët për të mos e forcuar më shume pozitën e tij”, deklaron drejtori i Cia-s Majk Pompeo.

"Kurrë më parë nuk kemi pasur Koren e Veriut në një situatë jo të mirë ekonomike saqë ka detyruar udhëheqësin komunist t'i kërkojë një takim, kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe madje me kushtet e vendosura nga presidenti amerikan", vijon deklaratën kreu i CIA-s.

Ndërkohë që duket se pozita e liderit komunist është drejt rënies dhe kjo shihet, sepse pas Lojrave Olimpike Dimërore në Koren e Jugut, Kim Jong Un, përmes zyrtarëve të Koresë së Jugut, dërgoi kërkesën për një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo është bërë ndoshta për të anashkaluar sanksionet dhe se qëllimi i deklaruar është të ndalojë testet e raketave, por jo programin bërthamor. Po kjo nuk ka rëndësi, për më optimistët, do të ishte takimi i parë i zhvilluar ndonjëherë midis një presidenti aktual të SHBA dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet