Të dënuarit në Britani deportohen drejt Xhamajkës. Dhunohen të drejtat e njeriut

Ka fluturuar një ditë më parë avioni britanik me të 17 të deportuar në Xhamajkë. Ky është vendimi i qeverisë Johnson, vendim i cili ka nisur të ketë edhe reagimet e para nga opozita dhe shoqatat që luftojnë për të drejtat e njeriut. Do të duhej të ishin 50 vetë në bordin e avionit në fluturim, por një urdhër nga gjykata ka ndaluar ekzekutimin e urdhërit për lidhjet e të gjithë të dënuarve me njëri-tjetrin. Të burgosurit nuk kanë patur asnjë mënyrë për të telefonuar avokatët për shkak të problemeve në rrjetin telefonik si pasojë e stuhisë Kiara.

Pas nisjes së avionit, disa manifestues janë mbledhur në rrugën 10 të Downing Street, pranë banesës së kryeministrit duke i kërkuar Johnson të respektojë të drejtat e njeriut për të dënuarit. Çështja ka prekur fuqishëm edhe opinionin publik britanik me ide jo vetëm nga niveli politik, por edhe mes ekspertëve të të drejtave të njeriut. Përgjigja e qeverisë ka qenë e prerë “janë kriminelë të cilët janë dënuar për krime të rënda”.

Qeveria britanike ka theksuar se ka të gjithë të drejtën për t’i deportuar. Të gjithë personat e përfshirë janë me origjinë të huaj dhe janë dënuar për krime të rënda. Në fillim të javës, Ministri i Punëve të Brendshme, Priti Patel ka deklaruar se personat që ndodhen në avion për deportim kanë marrë një dënim të lehtë në krahasim me atë që kanë kryer si “krime dhe përdhunime, dhunë, përdorim droge, vjedhje, mbajtje të armëve të zjarrit pa lejë dhe përgatitje për akte terroriste”.

Në një letër të firmosur nga mbi 170 parlamentarë, është kërkuar ndalimi i fluturimit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata si dhe marrjen e vendimit për sigurinë e personave në bord deri në mbërritjen e tyre në destinacionin e dënimit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet