Një person është qëlluar me pistoletë gjatë protestave në Portland

NJË person është goditur nga të shtëna armësh gjatë protestave anti Trump në Portland, shteti Oregon. Ngjarja ndodhi afër urës Morrison. Nga të shtëna me pistoletë, një burrë u plagos në këmbë, thanë dëshmitarë, por policia nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht. Forcat e rendit u kanë kërkuar të gjithëve të "evakuojnë menjëherë zonën" dhe e ka identifikuar personin që përdori armë si një afroamerikan, me kapuç në kokë dhe blue jeans.

Protestat anti Trump po vazhdojnë që prej disa ditësh në shtete të ndryshme të SHBA. Në Los Angeles, Miami, New York. Disa herë grupet e personave kanë sulmuar dhe dyqanet apo qendra të tjera biznesi gjatë akteve të dhunës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet