Teksas, sulm gjatë meshës në kishë, 26 të vdekur

26 gjashtë vetë u vranë në meshën e së djelës në kishën e vogël në Sutherland Springs të Teksasit. Kjo është masakra më e keqe në historinë e shtetit, tha Guvernatori Greg Abbott. Viktimat janë nga mosha 5 vjec deri në 72 vjec. Presidenti i SHBA Donald Trump e quan një akt të ligë sulmin e kishës në Teksas. Ai komunikoi nga Tokio ku është në pjesën e parë të turneut të tij aziatik. "Ne nuk mund ta përkthejmë dhimbjen që përjetojmë", tha Trump. "Më mirë, mbetemi të bashkuar dhe përmes lotëve, le të qëndrojmë të fortë." Arsyet e këtij sulmi nuk dihen ende, ndërsa agresori u gjet i vdekur në makinën e tij. Vdekje e cila është akoma mister.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet