Tërhiqet Rusia, pranon emërtimin Republika e Maqedonisë Veriore

Rusia njeh Republikën e Maqedonisë Veriore si emrin e ri zyrtar të Maqedonisë, tha të hënën Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, edhe pse kishte shprehur më parë rezerva lidhur me legjitimitetin e ndryshimit të emrit. Parlamenti maqedonas miratoi një ndryshim në kushtetutë në janar për të riemëruar vendin, nën një marrëveshje me Greqinë për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje 27-vjeçare midis vendeve fqinje. Kanë qenë negociatat e vazhdueshme mes kryeministrave Tsipras dhe Zaev, të cilat u konkretizuan me marrëveshjen e Prespës dhe sollën zgjedhjen e konfliktit shumëvjeçar mes vendeve fqinje, që pengonin integrimin në organizmat perëndimore të Maqedonisë. Megjithatë vendimi u kontestua ashpër në Shkup dhe veçanërisht në Athinë, me opozitën greke që vijon të jetë kundër përfshirjes së emrit Maqedoni, në emërtimin zyrtar të vendit fqinj. /Top Channel/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet