Tërmet 6.4 ballë në Filipine. Lëkundjet ndihen edhe në Indonezi

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur provincën e Davaos në Filipine. Tërmeti është ndjerë madje edhe në provincën lindore Sulawesti, me epiqendër në afrësi të kufirit mes të të dyja vendeve. Aktulisht, sistemi sizmiologjik bën të ditur se nuk ka asnjë rrezik për cunami.

“Lëkundja ka ndodhur në territorin filipinez por epiqendra është lokalizuar në afërsi të kufirit mes filipinesve dhe indonezisë”, ka thënë njëri nga agjentët e agjencisë metereologjike dhe gjeofizike indoneziane, sipas të cilit nuk ka patur viktima apo dëme të mëdha. Lëkundja me origjinë tektonike, është ndjerë edhe në qytetet e tjera si Kidapawan, Davao, Sangani, Generale Santos, Gingong dhe Bislig, po ashtu edhe në ishullin e Mindanaos.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet