Tërmet i dhunshëm 7.8 ballë godet brigjet e karaibeve. Shkunden Kuba dhe Xhamajka

KARAIBE- Një tërmet i dhunshëm ka goditur brigjet e ishujve Cayman. Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë sipas shkallës Rihter është ndjerë shumë fort edhe në rajoni përreth ishujve Karaibe si Kubë dhe Xhamajkë. Për momentin nuk bëhet e ditur nëse ka viktima në njerëz dhe të plagosur.

Nuk është dhënë njoftim per cunami edhe pas një tjetër lëkundjeje të fortë prej 7.7 ballësh mes kubës dhe xhamajkës në det me thellësi 10 kilometra në tokë. “Kërcënimi për mundësinë e një cunami është hequr dhe nuk ka më rrezik”, ka komunikuar Qendra e Cunamit në Paqësor. Lëkundjet janë ndjerë në Kubë, Honduras, Meksikë, Belize, ishujt Cayman dhe Xhamajkë.

Tërmeti është ndjerë edhe në brigjet e floridës në SHBA, nga ku punonjësti e disa zyrave në qytetin e majamit janë larguar dhe kanë dalë në rrugë. Disa media lokale deklarojnë se nuk ka patur dëme materiale apo probleme në rrëzime ndërtesash dhe shtëpish.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet