"}

Tërmet 8.1 Rihter në Meksikë, 3 viktima

Tërmeti i frikshëm me magnitudë 8.1 (sipas disa burimeve jo zyrtare 8.3), në ishujt e Meksikës ka ndodhur dje, në orën 23:49 minuta. Guvernatori i Chiapas tha se të paktën 3 persona kanë gjetur vdekjen deri tani, por numri është ende provizor. Fotot e para që kanë filluar të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, shfaqin pallate të tëra të rrënuara. Një alarm tcunami është ndezur pas lëkundjeve. Presidenti i meksikes Enrique Peña Nieto tha se ky tërmet është më i fortë nga lëkundjet e vitit 1985. Ai tha se dëmet do të jenë shumë më të mëdha, sidomos në zonat afër lëkundjeve. Epiqendra ishte 100 km larg bregut, 33-35 km në thellësi, ka zhvendosur katër pllaka tektonike: Amerikës së veriut, Amerikës së jugut, Cocos dhe Nazca. Pllakat janë pjesë e litosferës tokësorë (pjesës së sipërfaqes së tokës, që përfshin koren dhe një pjesë e mburojes së fortë): Cocos dhe Nazca lëvizin drejt Lindjes me një shpejtësi 75-78 mililetër në vit. Para tërmetit të datës 7 Shtator, në zonë, një tjetër lëkundje u rregjistrua në vitin 1962, me magnitudë 7.2.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet