Tërmet me magnitudë 6,5 ballë Rihter në Sichuan, 13 të vdekur

Një tërmet me magnitudë 6,5 ballë goditi sot provincën Sichuan, në jugperëndim të Kinës duke shënuar të paktën 13 të vdekur dhe 175 të plagosur, sipas një bilanci paraprak të raportuar deri më tani, në momentin kur lëkundjet e forta vështirësojnë punën e forcave të shpëtimit në këtë rajon malor, një zonë turistike por e izoluar.

Lëkundja e tokës u regjistrua të martën rreth orës 21:20 (13:20 GMT) në një zonë të lartë malore, me vështirësi e përshkueshme ku ndodhet rezerva natyrore e Jiuzhaigou, një nga parqet natyrore më atraktive të vendit. “Tërmeti kishte një magnitudë prej 6,5 ballë dhe epiqendra u shënua në një thellësi rreth 10 kilometra”, saktësoi Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS).

Rajoni mbetet i kërcënuar nga lëkundjet e shpeshta të tokës, ku më i forti shënoi një magnitudë 4,8 ballë duke vështiruar evakuimin e të shpëtuarve, punën e forcave të shpëtimit dhe përcaktimin e saktë të një bilanci të saktë të katastrofës.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet