Tërmet me magnitudë 7,2 ballë në Detin e Karaibeve, paralajmërim për cunam

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë është regjistruar në 20:51 (ora lokale) në Karaibe. Tërmeti kishte një thellësi prej 10 km dhe epiqendër 200 km në verilindje të Barra Patuca Hondurane. Nuk është regjistruar asnjë dëm në persona apo prona. Por insitucionet kanë lëshuar një paralajmërim për cunami në Honduras, Ishujt Kajman, Belize, Xhamajka, Meksikë dhe Kubë. Tërmeti në Karaibe ishte 30 herë e më i dhunshëm se në Norcia, tërmeti i 30 tetorit, 2016. Qendra Paralajmëruese e Cunameve në Paqësor tha se ekziston rreziku për Porto Rikon dhe ishujt Virgin, ku niveli i valës parashikohet të shkojë deri në 3 metra.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet