Tërmet në Japoni, viktima

Tre viktima janë shënuar në Osaka të Japonisë, pasi një tërmet 6.1 ballë ndodhi në zonë. Bëhet fjalë për një burrë 80 vjeç, dhe një vajzë 9 vjeç që gjetën vdekjen nën rrënoja. Disa të tjerë raportohen të jenë në gjendjen "arrest kardiopulmonar", një term i përdorur nga japonezët deri në ekzaminimin formal për të vërtetuar vdekjen. Të paktën 217 persona kanë mbetur të plagosur, raporton RT. Tërmeti ka lënë pa energji elektrike dhe 170 mijë familje në zonë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet