Tërmeti 8.0 ballë shkund perunë

Një tërmet i fuqishëm me magniturë 8 ballë sipas shkallës Rihter, ka goditur pjesën veriore të perusë. Lëkundjet nisën rreth orës 2.41 minuta të mëngjesit me epiqendër 158 milje në juglindje të qytetit verior Yurimaguas. Qendra amerikane sizmiologjike, raporton se tërmeti ka ndodhur në thellësinë e 71 miljeve, i cili klasifikohet si thellësi mesatare. Sa më afër kores së tokës të ndodhë tërmeti, aq më i fuqishëm dhe i dëmshëm është.

Departamenti i emergjencave nga qeveria peruviane, ka deklaruar online se tërmeti është ndjerë madje deri në kryeqytetin Lima, i cili ndodhet mbi 800 milje në jug të zonës së goditur. Grupe personash kanë postuar video online të dëmeve të shkaktuara në shtëpitë e tyre dhe gjithçka ndodhej brenda teksa tundeshin gjatë minutave të tërmetit.

Në njërën nga videot shihen qartë banorët e zonës të cilët dalin me vrap në rrugë, qajnë dhe ngushëllojnë njëri-tjetrin. Zjarrfikësit kanë publikuar pamje nga Yurimaguas, duke nxjerrë pamjet e shtëpive të rrëzuara dhe gati në rrëzim. Në një pjesë të qyteteve në rajonin e amazonës nuk ka energji elektrike, ndërsa punonjësit e shpëtimit kanë nisur punën për të shpëtuar të mbijetuarit nën gërmadha dhe nxjerrë trupa nën ndërtesa.

Tërmetet janë të zakonshme në Peru, vendi i cili ndodhet në “Unazën e zjarrit” në Paqësor, me disa nga vullkanet dhe tërmetet më të fuqishme në rruzull. Në vitin 1970, një tërmet me magnitudë 7.9 ballë goditi brigjet e perusë duke lënë mbi 70 mijë të vdekur. Tronditjet ishin aq të fuqishme saqë janë ndjerë përtej kufijve të vendit në Kolumbi dhe Argjentinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet