Tërmeti Irak-Iran: të paktën 445 të vdekur

Mbi 445 të vdekur dhe mbi 7,370 të plagosur është bilanci nga tërmeti me magnitutë 7,2 ballë që goditi zonën kufitare midis Irakut dhe Iranit . Në Republikën Islamike, është numri më i madh i viktimave, ndërsa në Kurdistanin e Irakut bilanci raporton në 11 vdekje. Turqia ka dërguar një pjesë të ndihmës së parë në zonat e prekura nga tërmeti i Irakut dhe Iranit dhe është e angazhuar për të vazhduar aktivitetet e mbështetjes humanitare. Kjo u njoftua nga Kryeministri i Ankarasë, Binali Yildirim. Hëna e Kuqe dhe Mbrojtja Civile Turke (Afad) kanë raportuar se kanë dërguar ushqime, 4.000 tenda dhe 7.000 batanije, si dhe ekipet në shpëtim dhe kërkim për të zhdukurit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet