Tërmeti në Itali zbulon miliona euro dhe ar, trashëgimtarët futen në sherr

Tërmeti që goditi pak ditë më parë Italinë, ka nxjerrë në pah një sasi të konsiderueshme bizhutersih prej ari, si dhe miliona euro. Thesari u gjet në një shtëpi të moshuarish në Pescara del Tronto, në komunën e Arquatas. Paratë ishin future në një hapësirë boshe tek njëri prej mureve të shtëpisë. Sipas mediave italiane, ka nisur menjëherë konflikti mes trashëgimtarëve, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga kjo pasuri. Për momentin sendet me vlerë dhe paratë janë sekuestruar nga policia italiane. Fillimish do të vërtetohet nëse janë të vjedhura apo jo dhe më pas do t’u shpërndahen trashëgimtarëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet