Tërmeti trondit ishullin Lefkada në detin Jon

Një tërmet i lehtë me magnitudë 4.3 ballë sipas shkallës Rihter, ka goditur sot në orët e para të mëngjesit ishullin jonian Lefkada, në një zonë e cila ka sistem aktiv sizmik gjatë kohëve të fundit. Instituti i Gjeodinamikës në Athinë, ka deklaruar se lëkundja ka ndodhur në orën 10.05 minuta të mëngjesit, me një epiqendër rreth 2 kilometra në veri-perëndim të Lefkadas.

Qendra Sizmilologjike Mesdhetare Europiane, ka deklaruar se lëkundja e tërmetit ka patur magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter. Rajoni ka qenë pjesë e një sistemi tepër të vazhdueshëm sizmik kohët e fundit, ku më 26 tetor një tërmet me magnitudë 6.5 ballë, lëkundi Zakynothosin.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet