Terror në Gjermani. 2 viktima nga sulmi me armë në një sinagogë hebreje

Sulmi ndodhi në qytetin lindor Halle

GJERMANI- Disa të vrarë gjatë një sulmi me armë në Halle, në lindje të gjermanisë. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane Bild. “Disa persona të armatosur kanë zbritur nga një makinë dhe më pas kanë hapur zjarr me mjetin automatik në rajonin Paulus përpara një sinagoge hebreje, ndërsa atentatorët janë në arrati.

Bild, shkruan se njëri nga personat që sulmuan sinagogën, ka hedhur në bombë artizanale në varrezat hebreje. Sot është Zom Kippur, një nga ditët më të shenjta të kalendarit hebre.

Policia lokale bën të ditur, se për shkak të gjuajtjes me armë, kanë ngelur të vdekur dy persona. Menjëherë pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë e cila i priste atje afër. Policia është në ndjekje të autorëve dhe po zbardh ngjarjen.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet