Thaçi: Të refuzohet 'Asociacioni', sepse kështu do dëmtohet Kosova

Këtë të enjte, në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës në nivel ekspertësh në vijim të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në tryezën e bisedimeve do të hapet sërish çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën presidenti Hashim Thaçi shprehet se cënon shtetin e Kosovës.

“Është agjendë e Serbisë që procesin e çon drejt një degjenerimi të plotë dhe tendenca të dobësimit të shtetit të Kosovës. Asociacioni është diskutuar dhe duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe opinionet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kështu që rihapja e çështjes së asociacionit në Bruksel, përsëri pas një dekade është rikthim prapa për Kosovën, është goditje për shtetësinë e Kosovës dhe cënim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e Republikës Serbe në Kosovë”.

Presidenti Thaçi i bëri thirrje parlamentit të Kosovës që të tregohet vigjilent për këtë çështje ndërsa theksoi se edhe dialogu politik mund të përfundojë me sukses vetëm në shtëpinë e bardhë. Marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumice serbe është arritur në prill të 2013.

Dy vjet më vonë, të dyja vendet, po me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian arritën një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti shkelje të ligjit në parimet e tij. Në vendimin prej 39 faqesh, gjykata konstatoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet sipas marrëveshjes së parë, të ratifikuar nga parlamenti i Kosovës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet