Theresa May

Theresa May nga Davos: Britania e madhe është e hapur ndaj bizneseve

Ndërsa bankat angleze pritet të zhvendosin vendet e punës jashtë, Kryeministrja britanike, Theresa May nga Davos tha sot se vendi i saj do të qëndronte i hapur ndaj kompanive të biznesit dhe talentit. “Sipërmarrjet, të mëdha apo të vogla janë shtylla kurrizore e mirëqënies tonë. Kjo është arsyeja që Britania e Madhe është dhe do të jetë gjithmonë një shtet i hapur ndaj bizneseve, i hapur për investime në sipërmarrjet tona, në infrastrukurë apo universitete. E hapur ndaj atyre që dëshirojnë të blejnë mallrat dhe shërbimet tona. E hapur ndaj meritës dhe mundësive”, tha Theresa May në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Dy ditë më parë shefja e qeverisë Konservatore foli për strategjinë e saj për negociatat e daljes nga Bashkimi Europian.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet