Tjetër qytet futet në karantinë në provincën Jilin. Qyteti Jilin me 7 të infektuar

Qyteti Jilin është bërë edhe qyteti i fundit kinez i cili është futur në karantinë të plotë, pas rritjes së numrit të të infektuarve në rajonin veri-lindor Jilin. Qyteti Jilin ndodhet në provincën me të njëjtin emër, fare pranë qytetit Shulan, i cili u fut po në karantinë në fillim të kësaj jave pas një numri të infektuarish me Covid-19.

Bëhet e ditur se rastet që janë raportuar në Jilin, kanë të bëjnë sërisht me punonjëset sanitare, duke bërë që të dalin 7 raste të reja brenda dy ditësh në këtë qytet.

Si masë e menjëhershme, qyteti është mbyllur për të gjithë ata që duan të vijnë nga jashtë, ndërsa banorët e zonës janë të lejuar të lëvizin nëse rezultojnë negativë pas testit nga inspektorët e shëndetit dhe pasi të kenë kaluar 21 ditë në karantinë. Transporti publik i qytetit është ndërprerë totalisht, shkollat janë rimbyllur përsëri dhe nxënësit do të rinisin mësimin online deri në njoftimin përfundimtar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet