Angli, viktima brenda kontenjerit i cili vinte nga Bullgaria (update)

Zbulim i tmerrshëm në Angli dhe pikërisht në jug të vendit në Susses. 39 trupa pa jetë janë gjetur brenda një kontenjeri në një zonë industriale. Mes viktimave edhe një adoleshent. Policia ka arritur të arrestojë një 25 vjeçar, si të dyshuar për vrasjen makabre. Kontenjeri vinte nga Bullgaria dhe kufomat, sipas medias britanike mund të kenë lidhje me emigracionin e paligjshëm. Është arrestuar edhe shoferi i automjetit, një britanik me origjinë nga Irlanda e Veriut.

Kamioni ka hyrë në Britaninë e Madhe përmes portit të Holybead, pas një kalimi fillimisht në Irlandë. Por gjetja e kufomave ka ndodhur vetëm disa orë më parë gjatë kontrollit normal nga policia e Sussex në zonën industriale të Grays në lindje të londrës. Për momentin nuk ka asnjë të dhënë mbi identitetin e kufomave, por dihet vetëm nga kanë ardhur.

“Shoferi aktualisht është duke u marrë në pyetje”, ka thënë Andrew Mariner, shef i policisë rajonale. I dyshuari për vrasje ka marrë pjesë madje edhe në transportin e viktimave që nga nisja e tyre. “Bëhet fjalë për një aksident tragjik, në të cilin shumë persona kanë marrë pjesë. Jemi duke hetuar për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me të vërtetë”, ka shtuar Mariner. Ai ka nënvizuar se janë nisur disa ekspertë për të identifikuar viktimat, por procesi është pak i gjatë.

Edhe kryeministri britanik Boris Jonson është shprehur se mban lidhje në çdo moment me Ministrinë e Brendshme e cila po punon ngushtësisht me policinë e Sussex për të qartësuar gjithçka ka ndodhur.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet