Trafikantët e drogës shpëtojnë agjentët e policisë të rënë në det. Po i ndiqnin për t'i arrestuar

Ishin duke trafikuar mbi 3 tonelata hashash në afërsi të brigjeve spanjolle, por trafikantët ishin ata të cilët kanë shpëtuar tre agjentët e rënë në det teksa po i ndiqnin për t’i arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në ujërat e Mijas, në Andaluzi. Gjithçka nisi kur njëra nga mjetet lundruese të Rojes Civile është vënë në ndjekje të një motoskafi i dyshuar si transportues i drogës me kater persona në bord.

Pas refuzimit për të ndaluar dhe për të kryer një kontroll, ka nisur edhe ndjekja e fuqishme. Në ndihmë të forcave të ndjekjes ka qenë edhe një helikopter, i cili ka filmuar dhe konfirmuar rënien e agjentëve në det.

Teksa ecte me të gjithë shpejtësinë mbi detin e valëzuar, varka e rojes detare ka përfunduar duke u përplasur me të arratisurit dhe pikërisht në këtë moment kanë rënë në ujë tre agjentët. Pikërisht, duke parë rrezikshmërinë e situatës dhe motoskafin e rojes civile pa drejtues, oficerët e policisë që ndodheshin brenda në helikopter u kanë kërkuar trafikantëve të ndihmojnë kolegët e tyre.

Dhe kështu ndodhi. Pas ndihmës së dhënë ndaj agjentëve, është bërë edhe largimi i trafikantëve në bashkëpunim me policinë. Megjithatë, sapo kanë prekur bregun e detit, nuk kanë mundur të mos arrestohen nga të tjerë punonjës policie. Brenda në det, sasia e hashashit të kapur ka qenë mbi 3 tonelata.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet