Trafikimi i qënieve njerëzore, fajtorët ende pa ndëshkuar

Në një raport të Organizatës së kombeve të bashkuara bëhet e ditur se trafikimi i qënieve njerëzore, që përfshin burra, gra dhe fëmijë, nuk po ndëshkohet siç duhet. Ato janë viktima të aktiviteteve kriminale, shfrytëzimi seksual apo heqja e organeve. Këto krime mbeten të pandshkuara në të gjithë botën. ”Pavarësisht një tendence të fundit me rritjen e numrit të dënimeve të shpallura për fakte që nxjerrin në pah trafikimin e qenieve njerëzore në Afrikë apo në Lindjen e Mesme, numri i përgjithshëm i dënimeve në këto rajone mbetet shumë i ulët’’, sqaron një raport i Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit (ONUDC), me seli në Vjenë. Trafikantët kanë shumë pak mundësi të vihen para drejtësisë. Raporti, që ka mbledhur të dhëna deri në vitin 2016, vë në dukje se deri në këtë datë asnjëherë vendet që përjetojnë situata të konflikteve të armatosura nuk kanë qenë kaq të shumta gjatë 30 viteve të fundit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet