Tragjedi në Republikën Çeke. 6 viktima nga një sulm me armë brenda një spitali

Një person i armatosur i cili është ende i lirë, ka gjuajtur me armë duke vrarë 6 persona dhe plagosur dy të tjerë në qytetin çek Ostrava. Njëri nga viktimat është gjuajtur me armë në sallën e operacionit duke gjetur vdekjen disa momente më vonë. Shefi i spitalit Jiri Havrlant, ka deklaruar jashtë ambjenteve të spitalit se të gjithë viktimat ishin pacientë të spitalit dhe se agresori i ka gjuajtur shumë pranë në kokë dhe gjoks. Ngjarja ndodhin në orën 7 të mëngjesit.

Policia rajonale ka deklaruar se është duke punuar intensivisht për “agresorin e armatosur mirë”, i cili me vete ka një pushkë të shkurtër. Kryeministri i vendit Andrej Babis e ka përshkruar ngjarjen si “tragjedi të madhe” dhe e paparë ndonjëherë në vend. Në një deklaratë dhënë për televizionin publik çek, Babis ka nënvizuar se “duhet të gjendet arsyeja e kësaj ngjarjeje, pasi nuk ka asnjë arsye që një ngjarje e tillë makabre të ndodhë brenda ambjenteve të spitalit”.

Policia ka shtuar se dy nga viktimat janë gra dhe katër të tjerët janë meshkuj, por deri tani nuk ka dhënë asnjë motiv për sulmin. “Informacioni nga spitali universitar i ostravës është tragjik”, është shprehur ministri i shëndetsisë Adam Vojtech. “Unë jam në kontakt me drejtorin e spitalit dhe po marr çdo informacion në çdo kohë. Falenderoj policinë dhe drejtorinë e stafit të spitalit për punën e bërë”. Ostrava është një qytet i rëndësishëm dhe i njohur industrial në afërsi të kufirit me poloninë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet