Tre ditë pa asnjë të infektuar në Kinë. 41 pozitivë vijnë nga jashtë vendit

“Asnjë person nuk është infektuar me koronavirs për të tretën ditë radhazi brenda territorit të kinës edhe ditën e sotme”, deklaron autoriteti shëndetësor kinez. Komisioni Kombëtar i Shëndetit, ka nxjerrë raportin më të fundit, nga ku deklarohet se “nuk ka asnjë të infektuar me Covid-19 brenda territorit të kinës, madje as në Wuhan. Ka patur vetëm 41 raste të infektuar me virus, por të gjithë të ardhur nga jashtë kinës, ndërkohë numri i viktimave ka qenë vetëm 7”.

Nga të gjithë këto raste, 14 persona janë raportuar në Pekin, 9 në Shanghai, 7 në Guangdong, 4 në Fujian, ndërsa provincat e Zhejiang, Shangdong dhe Shaanxi kanë deklaruar se kanë regjistruar vetëm nga 2 persona pozitivë dhe provinca Sichuan vetëm 1 të tillë. Deri në mes të ditës së shtunë, rastet e personave të ardhur me virus në Kinë janë 269 gjithësej gjatë kësaj jave.

Komisioni shton se 106 persona janë nën vëzhgim dhe kontroll të rreptë, pasi ata dyshohet se mund të jenë të infektuar, por nuk mund të nxjerrë një përgjigje përfundimtare pa mbaruar edhe rezultati i testimit të tyre. Ndërkohë, 9.371 raste gjithësej janë nën kontroll mjekësor të vazhdueshëm. Deri të shtunë në mëngjez, nga spitalet kanë dalë 1.191 persona të shëruar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet