Tre të plagosur rëndë nga sulmi me armë në një festë në Los Angeles

Tre persona ndodhen në gjendje të rëndë për jetën pas sulmit në një zonë ku po zhvillohej një festë me qindra persona në Los Angeles. Departamenti i zjarrfikësve të qytetit ka raportuar se tre prej pjesmarrësve janë në gjendje të rëndë, pas dhunës me armë në Mulholland Drive në orët e para të ditës së sotme “sipas orës lokale”.

Policia raporton se është kontaktuar duke u njoftuar për mbajtjen e një feste, duke thyer rregullat e vendosura ndaj koronavirusit në zonën e njohur të Beverli Krest. Njëri nga rojet e sigurisë që punonte pranë ndërtesës ku po zhvillohej festa, thotë se “ka parë një lojtar të NFL por që nuk e ka identifikuar dot”. Të tre të plagosurit menjëherë janë çuar në spital. Nuk bëhet e ditur deri tani se kush ka hapur zjarr brenda festës. Punonjësti e departamentit të zjarrfikësit, shtojnë se një person i katërt është plagosur, gjithashtu teksa ndodhej në vendin e ngjarjes, por nuk ka rrezik për jetën.

Pavarësisht ndalimit të mbledhjeve me shumë persona në shtetin e Kalifornisë, Departamenti i Policisë së Los Angeles më herët ka thënë se “oficerët e policisë nuk mund të hyjnë për të ndaluar festat pa një vendim gjykate, për shkak të shëndetit të banorëve të zonës”. Media lokale ka transmetuar pamje duke shfaqur të rinj të cilët nuk mbanin distancën fizike dhe nuk kishin vendosur maska.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet