Tre viktima nga sulmi me armë gjatë një mbledhjeje biznesi në Francë

Tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në perëndim të francës, pasi një person hapi zjarr gjatë një mbledhjeje biznesi. Policia ka deklaruar se nuk dihen motivet e këtij veprimi, por nga hetimet ka dalë se ka lidhje mes personit që hapi zjarr me armë dhe kompanisë në Saint-Varent të Francës. Qyteza ndodhet rreth 365 kilometra në juglindje të parisit.

“Ngjarja ndodhi sot në një zonë të Saint-Varent, brenda një zyre në kompani për materiale didaktike”, ka thënë zëdhënësi i policisë. Një punonjës (i mbetur anonim), ka hyrë në brendësi të zyrave të kompanisë dhe më pas është drejtuar tek zyra ku po mbahej edhe mbledhja.

Pasi gjuajti mbi disa persona, ai e drejtoi armën nga vetja. “Ai është i plagosur dhe është transferuar në spital ku po merren mjekët me të pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore”. Trembëdhjetë oficerë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimin për ngjarjen në fjalë.

“Ajo çfarë dimë është se ngjarja ndodhi në zyrë pune dhe se kemi zbuluar një lidjje mes personit që qëlloi me armë dhe kompanisë”, është shprehur zëdhënësi i policisë. “Ai kishte marrë një ditë pushimi dhe kishte disa kohë që kishte deklaruar se do të largohej përfundimisht nga puna.

Nuk e dimë ekzaktësisht arsyen. Ky mund të jetë edhe një faktor, pasi është pikë e rëndësishme lidhjeje, por ne po shqyrtojmë të gjitha lidhjet”, ka deklaruar njëri nga oficerët e policisë.

“Për nga çfarë kemi kuptuar, mund të jetë një lidhje dashurie, ose mund të ketë qenë një moment çmendurie lidhur me problemet mendore të vetë personit”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet