Trefishohen rastet e fruthit në Europë në krahasim me një vit më parë

Sipas të dhënave në sistemin e monitorimit Tessy, e cila është Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në vitin 2017 në Evropë, pati rreth 14.500 raste të fruthit tre herë më shumë se një vit më parë. Ndër këto raste u shënuan 30 vdekje. Rumania dhe Italia janë dy vendet e para që klasifikohen të parat që kanë numrin më të lartë të të prekurve. Në periudhën mes 1 janarit dhe 31 dhjetor, 2017 shumica e rasteve janë regjistruar në Rumani (5560) dhe Itali (5004), Greqia (967) dhe Gjermania (929) thotë raporti. Vetëm Letonia dhe Malta, thonë ekspertët evropianë, nuk raportuan asnjë rast vitin e kaluar. Nga 30 të vdekur rreth gjysma ndodhën në Rumani (14), katër në Itali, dy në Greqi dhe një në Bullgari, Francë, Gjermani, Portugali dhe Spanjë. Kjo erdhi si pasojë e mosvaksinimit. Rastet më të larta kanë ndodhur tek fëmijët nën moshën një vjeçare dhe ato nga 1 deri në 4 vjeç.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet