Tregu i produkteve të peshkut në Wuhan, nuk është origjina e Covid-19. Shkencëtarët japin rezultatin

Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar një novel koronavirus i cili është “shumë ndryshe” nga ato të kanë lidhje me tregun Huanan të shitjes së produkteve të detit dhe mishit të gjallë në Wuhan, i cili provon evidencë të plotë dhe të re se “marketi nuk është origjina e virusit që shkaktoi edhe pandeminë vdekjeprurëse të Covid-19”.

Shkencëtarët kanë mbledhur pjesë të përbërjes së virusit nga 326 pacientë në Shanghai në harkun kohor 20 Janar - 25 Shkurt. Ata identifikuar dy lloje të përbërjes, dhe tek të dyja përfshihen rastet e diagnostifikimit në dhjetor të vitit 2019.

Shkencëtarët kanë shtuar se përbërja e virusit tek 6 pacientët të cilët kishin kontakte me marketin Huanan, nisën të kenë lidhje me patogjenin e tre pacientëve të tjerë të diagnostifikuar në të njëjtën kohë por pa shkuar dhe pa patur asnjë lidhje me marketin. Edhe ky fakt për ta ishte tepër i çuditshëm por shumë i qartë për ngjarjen.

Dy linja kryesore të virusit të cilat zgjateshin nga njëri prej paraardhësve të zakonshëm, mund të ketë patur origjinë direkt nga Wuhani në Dhjetor 2019 dhe të ketë përhapur pandeminë, ndërkohë që asnjë ndryshim nuk është shfaqur në kërkimet klinike ose transmetuese të gjetura mes tyre. Studimi është bërë nga një grup kërkuesisht nga Qendra Klinikale e Shëndetit Publik në Shanghai dhe Qendra Kombëtare e Kërkimit për Mjekësinë Tradicionale.

Tregu i produkteve të detit Huanan mendohej se mund të ishte edhe origjina e shpërthimit të koronavirusit, por kërkimet e fundit kanë treguar se “të gjitha deklaratat janë të pasakta”.

”Ky treg është më tepër viktimë e Covid-19, se sa origjina e vetë koronavirusit”. ka deklaruar Gao Fu, drejtori i Qendrës Kombëtare për Kontrollin dhe Parandalimin e Epidemive. Gao shton se ai ka shkruar vetë personalisht në Wuhan për të mledhur kampione të Covid-19 në fillim të janarit, por asnjë virus nuk është shfaqur tek të gjitha kafshët e ekzaminuara. Virusi është gjetur vetëm në ambjentet e jashtme, duke përfshirë edhe ujërat e zeza.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet