Treni me kongresmenët amerikanë përplaset me kamionin. 1 viktimë dhe një i plagosur rëndë

Një tren në bordin e të cilit ndodheshin me dhjetra parlamentarë republikanë të kongresit amerikan, ka përplasur mbi binarë një kamion në jug të Charlottesville në shtetin e virxhinias. Shoferi i kamionit ka ngelur i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë. Shtëpia e Bardhë deklaron se i plagosuri është njëri prej parlamentarëve të kongresit. Në bordin e trenit ndodhej edhe presidenti i dhomës së parlamentarëve Paul Ryana, i cili ka ngelur i plagosur lehtë.

Pjestarët e kongresit pasi kanë lënë kryeqytetin Washington D.C, ishin duke shkuar në Greenbier, një resort në afërsi të White Sulphur Spring në perëndim të virxhinias për të anuluar konferencën e partisë nga e mërkura deri të premten në të cilën do të merrte pjesë edhe presidenti i vendit Donald Trump dhe zëvendësi i tij Mike Pence. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur agjentët e FBI-së, të cilët nëpërmjet procedurave rutinë kanë nisur verifikimin e zbardhjes së shkaqeve të aksidentit dhe kontrolluar shëndetin e kongresmenëve.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet