Tre viktima dhe të plagosur në marinën amerikane në Florida. Piloti saudit hap zjarr nga kolegëve marinarë

Gjendje e rëndë në SHBA, për shkak të një breshërie me armë në bazën ushtarake të marinës amerikane në Pensacola të floridas. Sipas medias amerikane bëhet fjalë për tre viktima, njëri prej të cilëve edhe vetë agresori i cili kishte hyrë në bazën e marinës.

Sherif i zonës David Morgan, nuk ka bërë të ditur identitetin e personit që nisi sulmin por ka thënë se “agresori është ushtarak dhe se hetimet do të vazhdojnë me imtësi nga FBI-ja”. Agresori ishte një pilot ushtarak saudit i vendosur prej vitesh në SHBA.

Stacioni Ajror Marins në Pensacola është një bazë ushtarake në të cilën ndodhen 16 mijë ushtarë dhe 7400 civilë, nga të cilët katër kanë ngelur të plagosur, ndërkohë që rrjeti televizim CNN flet për 10 persona të marrë nga autoambulanca. Ngjarja vjen vetëm dy ditë pas asaj në Pearl Harbour, baza e famshme usharake në Honolulu të Hawaiit, ku një tjetër ushtarak ka hapur zjarr me armë duke vrarë dy vetë dhe plagosur me dhjetëra të tjerë. Në fund vrau vetën duke u gjuajtur në kokë.

Presidenti amerikan Donald Trump është informuar menjëherë për ngjarjen në fjalë. Ai ka deklaruar nga Shtëpia e Bardhë se është duke marrë informacion mbi situatën. Edhe guvernatori i floridas, Ron De Santis, ka thënë se është duke monitoruar situatën dhe ka garantuar se “gjithkush ka mbështetjen e plotë të forcave të sigurisë shtetërore për siguri dhe hetimin e ngjarjes”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet