Triumfon për herë të katërt, Merkel: prisnim rezultate më të mira

Sipas vlerësimeve të para, demokristianët e Merkel fituan mbi 32.9 për qind të votave në zgjedhjet e së djelës. Të dytët renditen SDP me mbi 20 për qind, dhe e treta është Alternativa për Gjermaninë AfD me mbi 13 për qind.

Angela Merkel konfirmoi partinë e parë me 32.9% të konsensusit dhe 246 vende, por humbet më shumë se 8 përqind krahasuar me zgjedhjet e 4 vite më parë.

“Kemi shpresuar për rezultate më të mira, por nuk duhet të harrojmë se kemi përmbushur synimet tona strategjike, jemi partia më e fuqishme, kemi mandatin që të formojnë qeverinë e re dhe këtë edhe do ta bëjmë”, deklaroi Merkel.

Kundërshtarët kanë shprehur se Merkel ishte humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve, dhe kjo për shkak se nuk u mor me problemet e vërteta të Gjrmanisë, po shfaqi gjithmonë arrogancë duke deklaruar së Gjermania është vendi që ka bërë më shumë progres.

Merkel, gruaja e hekurt e Gjermanisë, arriti që pas 3 mandatesh si Kancelare e shtetit të rrembejë edhe për 4 vite të tjera këtë post.

Megjithatë për 2 partitë partitë politike historike të Gjermanisë, zgjedhjet e 2017 janë rezultati më i keq që nga viti 1950 deri sot.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet