Tronditet Filadelfia. Sulm me armë pranë korpusit kryesor të universitetit Temple

Pesë persona janë vrarë në mes të ditës në zonë veriore të Filadelfias, nga ku dy prej viktimave janë vrarë direkt në kokë. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 3 të pasdites në afërsi të kampusit kryesor të Temple University në kryqëzimin e rrugës 11 dhe bulevardit Thompson. Burime nga policia deklarojnë se një vajzë 19 vjeçare dhe një burrë 25 ishin shtrirë përtokë nga vrasja me armë në kokë.

Ndërkohë edhe dy persona të tjerë të moshës 23 dhe 25 vjeçare janë plagosur por janë jashtë rrezikur për jetën. Policia ka arritur të ndalojë një person të dyshuar por pa dhënë shpjegime më tepër për këtë fakt. Ka një prezencë të lartë policësh në zonën e ngjarjes dhe një pjesë e rrugës është bllokuar.

Shenjat e plumbave duken fare qartë në pjesë të ndryshme të disa makinave të parkuara përreth, ndërkohë që banorët e zonës deklarojnë se kanë dëgjuar deri në 20 të shtëna me armë. Një shkollë fillore atje pranë ka bllokuar daljen e fëmijëve deri në qetësimin e situatës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet