Trump akuzon kinën për mostransparencë ndaj Covid-19. Nuk mban përgjegjësi për mbrojtjen e amerikës

Donald Trump duket se akuzon kinën për mostransparencë në lidhje me Covid-19, duke shpresuar se “Kina duhet të na kishte treguar më shpejt” në lidhje me përhapjen e virusit. Presidenti ka kritikuar kinën për atë që ai e përshkroi “mungesë transparence” për shpërthimin e virusit. Në një konferencë për shtyp, Trump theksoi se “Unë shpresoja që ata të na tregonin më shpejt për këtë fakt”.

“Të gjithë personat me të gjithë talentin që kanë, do të donin t’i kishin ato tre-katër muaj si informacion, por nuk e patën atë kohë. Ata e lexuan në gazetë ashtu si çdokush tjetër”. Ai shton se “Kina ishte shumë sekrete. Shumë, shumë sekrete. Kjo është për fat të keq”. Por toni i zërit të presidentit ishte më ndryshe nga fundi i janarit, teksa njëri nga reporterët i ka diktuar se dikush ka shkruar në Twitter për këtë fakt më 24 janar. “Kina ka bërë një punë kolosale për të ndaluar virusin. Amerika e përgëzon shumë për këtë transparencë. Kjo ka ndihmuar shumë”.

Trump ka postuar në Twitter vetëm katër ditë pasi në SHBA u konfirmua edhe rasti i parë me koronavirus. “Sepse është e vërtetë. Ata ishin transparentë në atë kohë. Unë kam shumë respekt për atë vend, por shpresoja që ata të na tregonin më shpejt”, ka shkruar Trump.

Presidenti amerikan ka ngritur akuza ndaj kinës gjatë javëve të fundit për shkak të përhapjes së koronavirusit, duke e quajtur “virusi kinez”, dhe jo me termin zyrtar Covid-19. Edhe pse sulmet ndaj shëndetësisë kineze dhe asaj amerikane kanë qenë të forta, Trump sërisht e ka përgëzuar kinën për marrjen e masave të forta ndaj kontrollit të virusit. “Kina nuk ka përfituar këtu. Vendi humbi mijëra e mijëra persona. Kina ka kaluar kohë të errëta”.

Raportet e mediave së bashku me inteligjencën amerikane, kanë qenë në djeni dhe kanë dhënë mesazhe informuese në lidhje me përhapjen e virusit në muajt janar-shkurt edhe pse në Washington dhe nëpër vend dukej sikur asgjë nuk ishte e infektuar me koronavirus. Gjendja ka qenë e tillë derisa më 13 Mars, kur Trump deklaroi “urgjencë kombëtare” për të luftuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet