Trump, emigrantët janë kërcënim për sigurinë

Presidenti amerikan Donald Trump pasi u vu në qëndër të akuzave për deklaratat e tij kundër emigrantëve në SHBA, shtoi sot se sistemi aktual për emigracionin në SHBA po dobësonte sigurinë e vendit dhe të qytetarevë të tij. Trump kështu ngjalli një debat të vjetër mbi të ashtëquajturit "Dreamers", një kontigjent prej qindra mijëra emigrantësh të cilën kishin ardhur brenda territorit amerikan që në moshë të vogël. Trump po orienton debatin në çështjet e sigurisë kombëtare. Ministria amerikane e drejtësisë dhe sigurisë bëri publik një raport për sigurinë, ku nënvizohet fakti se 3/4 e individëve të dënuar në çështjet që lidhen më terrorizmin ndërkombëtar prej datës 11 Shtator, kanë lindur jashtë territorit amerikan, dhe kjo përbëntë problem për drejtësinë amerikane.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet