Trump i sulmon në Twitter, demokratët anulojnë takimin me presidentin

Krerët demokratë të Kongresit kanë anuluar një takim me Presidentin Donald Trump pasi ky i fundit i ka sulmuar ata në Twitter. Presidenti republikan tha se nuk mendonte se mund të arrijë një marrëveshje me Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer për financimin e qeverisë. Trump po bën një vizitë të rrallë në Kongres për të diskutuar mbi shpenzimet e fundvitit dhe për të financuar qeverinë deri në shtatorin e ardhshëm. Demokratët kanë sugjeruar se negociatat mund të varen nga ruajtja e një programi të periudhës së Obamës, që i lejoi emigrantët pa dokumente të hynë në SHBA për të qëndruar. "Problemi është se ata duan që emigrantët e paligjshëm të vendosen në vendin tonë dhe duan të ngrenë taksat. Nuk shoh ndonjë marrëveshje!", është shprehur Trump.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet