Trump njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit

Presidenti Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit të mërkurën dhe njoftoi planet për të zhvendosur ambasadën amerikane atje. "Sot, më në fund e pranojmë qartë, kjo është gjëja e duhur që duhet bërë", tha Trump nga Dhoma e pritjes diplomatike të Shtëpisë së Bardhë. Trump theksoi vendimin e tij duke ripohuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar izraelitët dhe palestinezët të arrijnë një marrëveshje paqeje."Ne nuk po mbajmë një qëndrim për asnjë nga çështjet e statusit përfundimtar duke përfshirë kufijtë përfundimtarë të sovranitetit izraelit në Jeruzalem. Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të angazhuara për të ndihmuar në lehtësimin e një marrëveshjeje paqësore", tha Trump.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet