Trump përfundon vizitën në Kinë, mbërrin në Vietnam

Kreu i Shtëpisë së bardhë, ka përfunduar vizitën e tij në Kinë, ndërsa ka nisur një tjetër vizitë në Vietnam. Presidenti amerikan mori pjesë në Da Nang, në samitin e APEC, ku prezantoi planin India dhe Paqësori, të hapur dhe të lirë. Në samitin e APEC mori pjesë dhe Putin, por Shtëpia e Bardhë ka dhënë njoftimin se në cështjet e rendit të ditës, nuk është planifikuar një takim formal mes tij dhe Trump. Në fjalën e tij presidenti tha se nuk do të tolerohen pengesat ndaj Amerkikës, duke iu referuar sërish diktatorit të Koresë së Veriut. “Çdo hap që regjimi i Koresë së Veriut bën ndaj sulmit të armëve bërthamore, rreziku rritet akoma më tepër. Ndaj të gjithë kombet e bashkuara duhet të jenë së bashku, për t’iu larguar këtyrë shoqerive terroriste dhe ekstremiste.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet