Trump, sulmi ndaj Sirisë mund të ndodhë shumë shpejt ose të mos ndodhë fare

Koha për një sulm të mundshëm ajror kundër Sirisë nuk është përcaktuar asnjëherë, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në “Twitter”, duke theksuar se “mund të ndodhë shumë shpejt ose të mos ndodhë fare kaq shpejt”.

“Asnjëherë nuk kam thënë se kur do të ndodhë sulmi ndaj Sirisë”, shkruan ai, një ditë pasi paralajmëroi Rusinë, një aleat kryesor për Sirinë, që “të bëhet gati… sepse ato do të jenë duke ardhur, të mira, të reja dhe inteligjente!”.

Ai theksoi gjithashtu rolin e fuqishëm të administratës së tij për të eleminuar militantët e Shtetit Islamik nga rajoni i Lindjes së Mesme.

“Ku është ‘Faleminderit, Amerikë?”, pyet Trump.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet