Trump sulmon FBI pas masakrës në Florida

Donald Trump ka reaguar kundër FBI-së për injorimin e paralajmërimeve që më vonë çuan në masakrën e nxënësve në shkollën e mesme të Floridës, ku vdiqën 17 prej tyre. Në rrjetin e tij social, presidenti amerikan thotë se FBI "po shpenzon shumë kohë duke u përpjekur të provojë marrëveshjen ruse me fushatën Trump, edhe pse nuk ka bashkëpunim. Kthehuni në detyrë dhe filloni të na bëni krenarë," shkruan Trump. Byroja kishte pranuar se nuk kishte vepruar pas paralajmërimeve për vrasësin që i mori jetën 17 nxënësve. "Është shumë e trishtueshme që FBI nuk i ka marrë sinjalet që kanë të bëjnë me vrasësin e shkollës së mesme, gjë që nuk është e pranueshme", shkruan Trump.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet