Trump: “Ky është momenti ynë amerikan”

Në një fjalim krejt ndryshe nga herët e tjera mbajtur nq Kongres, presidenti amerikan u shpreh se “ky është momenti ynë i ri amerikan dhe se nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të filluar të jetojmë ëndrrën amerikane. Donald Trump tha se do ti rikthejë besimin amerikanëve dhe dhe se krenohet me arritjet e jashtëzakoshme të vitit të parë. Ai nuk nguroi ti bëjë një apel demokratëve për bashkëpunim në këtë vit. Një surprizë që u njoftua në këtë fjalim ishte urdhri ekzekutiv për të mbajtur burgun e Guantanamos hapur që Barak Obama donte të mbyllte: "një tjetër premtim i mbajtur". Ja një pjesë e fjalimit:

"Së bashku po ndërtojmë një Amerikë të sigurt, të fortë dhe krenare. Sonte po ju kërkoj ti lini mënjanë mosmarrëveshjet dhe të gjejmë një pikë të përbashkët për bashkëpunim. Sonte dua të flas për të ardhmen që na pret dhe kombin që do të jemi. Të gjithë ne, së bashku, si një ekip, një popull, një familje amerikane. Sot po i shtrij dorën anëtarëve të të dy partive, republikanë e demokratë, që të mbrojmë qytetarët tanë, të çdo prejardhjeje, ngjyre dhe besimi.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet