Trump: ''Unë nuk jam i zgjuar, unë jam një gjeni''

"Unë nuk jam inteligjent, unë jam një gjeni dhe shumë i qëndrueshëm. Çdo gjë që kam bërë është 100% e drejtë". Pasi kapacitetet e tij mendore janë vënë në dyshim nga 'Fire and Fury', një libër nga gazetari Michael Ëolff që ka tronditur Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u mburr me aftësitë e tij intelektuale.

"Unë, nga të qenit një sipërmarrës i suksesshëm dhe një yll televiziv u bëra presidenti i Shteteve të Bashkuara (në përpjekjen e parë). Mendoj se kjo nuk më karakterizon si një njeri inteligjent, por si një gjeni dhe shumë i qëndrueshëm". Ai sulmoi Ëolffin (autorin e librit) në një konferencë shtypi si një mashtrues dhe librin e tij një punë e mërzitshme dhe e rreme. Sa për pjesën tjetër, ai nuk mohon asgjë: "Gjithçka që kam bërë është 100% e drejtë".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet