Trump: nuk do të ketë më Llotari Amerikane

Nisur nga sulmi terrorist në Manhatan Trump deklaroi se nuk do të ketë më llotari Amerikane. Kjo për shkak se sulmuesi i ngjarjes së Manhatanit, ishte vendosur në Amerikë falë kësaj llotarie. “Ne duhet ta heqim qafe sa më shpejt të jetë e mundur programin e lotarisë”, u ka thënë Trump reporterëve përpara një takimi me kabinetin e tij në mesditën e së mërkurës.

Donald Trump do të firmosë mbylljen e Lotarisë Amerikane, projektligj i cili parashikon heqjen e Lotarisë Amerikane, përgjysmim të dhënies së Green Card, si dhe reduktim drastik i leje-qëndrimeve që u jepen qytetarëve të huaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet