Tsunami godet Indonezinë, me qindra viktimat

Një tsunami që pati si origjinë një shpërthim vullkanik, ka goditur Indonezinë, vendin ndërmjet ishujve Java dhe Sumatra. Më qindra numërohen viktimat, bilanci është 222, ndërsa të plagosurit 843. Tsunami provokoi valë gjigande deri në 20 metër lartësi.

Presienti i vendit Joko Widodo paralajmëroi për një rritje të mëtejshme të numrit të viktimave. Zona e goditur ishte e populluar me turistë ndërkombëtarë. Janë dëmtuar dhe hotelet gjatë brigjeve. Autoritetet kanë ftuar banorët e zonave të goditura të zhvendosen larg nga brigjet të cilat mud të goditen nga të tjera valë anormale. Tsunami u shkaktua nga rrëshqitjet e dheut të nëntokës që më pas u ndoqën nga një shpërthim i Anak Krakatau, një ishull vullkanit që u fundos 90 vite më parë rreth vullkanit Krakatoa (ne gjuhën indoneziane, fëmija). Shpërthimi i këtij vullkani në 1883 ka shkaktuar 30.000 viktima, duke rregjistruar një prej shpërthimeve më të mëdha të të gjitha kohërave.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet