Tump dhe Kim Jong Un do të takohen në samit?

Presidenti kinez kërkon mbledhjen e samitit sa më shpejt

Samiti i njoftuar mes homologut të tij amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ëstë kërkesa e Presidentit kinez, Xi Jinping që ëstë bërë publike nga mediat shtetërore kineze.

”Në një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Trump, presidenti Xi i tha atij se shpresonte se dy palët duhej të tregonin vullnet dhe të bënin gjithçka për përmirësimin e situatës në Gadishullin Korean”, sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve, Hsinhua.

“Besoj se, nëse të gjitha palët ndjekin drejtimet e duhura politike dhe diplomatike, atëhere ne sigurisht që do ta zgjidhim çështjen e Gadishullit Korean, zgjidhje që komuniteti ndërkombëtar po e pret me padurim”, theksoi Xi.

Nëse ky samit do të zhvillohet, atëhere kjo do të jetë hera e parë që një president amerikan takohet me një lider të vendit të tërhequr nga bota dhe mund të përfaqësojë një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet shumëvjeçare për vendosjen e paqes në rajon.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet