Tundet Zagrebi nga tërmeti 5.3 ballë. Një viktimë dhe tre të plagosur

”Dy lëkundje të forta tërmeti, e para 5.3 ballë në orën 6.24 minuta të mëngjesit dhe e dyta 4.9 ballë sipas shkallës Rihter në orën 7.91 minuta”, janë të dhënat e para nga tërmeti që shkundi Zagrebin me epiqendër në Kasina, gati 7 kilometra në veri të vendit. Sipas sizmiologëve, epiqendra e tërmetit ka qenë pak më tepër se 10 kilometra në thellësi të tokës.

Për momentin rezulton një person i vdekur “një djalosh 15 vjeçar” i ndodhur nën gërmadhat e një pallati në qendër të zagrebit si dhe tre të plagosur. Vijnë sinjale për dëme edhe në ndërtesa të tjera në kryeqytet në zonën perëndimore. Lëkundjet janë ndjerë edhe në një pjesë në veri-lindje të italisë.

Pamjet e para të shpërndara nga rrjetet sociale shfaqin pallate të dëmtuara rëndë, makina të mbuluara nga materialet e pallateve të dëmtuara dhe rrugë të mbulura me tulla dhe pjesë ndërtesash të rrëzuara.

E përditshmja Vecernji, flet edhe për dëme në spitalin Rebro. Të gjithë qytetarët thuajse kanë dalë nëpër rrugë. Ka patur edhe një problem me ndalimin e energjisë elektrike, ndërsa pas 30 minutash energjia ka ardhur përsëri. Sipas policisë janë sinjalizuar edhe disa aksidente automobilistike.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet