Tunizi. Bie autobusi në greminë. 26 viktima

Ka shkuar në 26 numri i viktimave në aksidentin rrugor pas rrëzimit të një autobusi në periferi të Ain Draham në veriperëndim të tunizisë. “Të plagosurit janë 16 vetë. Pasagjerët ishin turistë të rinj të moshës nga 20 deri në 30 vjeç”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes Civile.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar presidenti i vendit Kais Saied dhe kryeministri Youssef Chahed. Ndërkohë që janë në fazë të zhvilluar operacionet e njohjes së kufomave. Madje është kërkuar të mbahet një ditë zi kombëtare për viktimat të cilat më pas do t’u kthehen familjarëve në spitalin Charles Nicolle në Tuniz.

“Ka shumë mundësi që shoferi i atubusit të ketë humbur kontrollin e makinës në njërën nga kthesat e forta, ndërkohë që autobusi është rrokullisur katër herë para se të ndalonte në njërën nga rrëpirat e zonës”, ka thënë drejtori rajonal i mbrojtjes civile të Jendoubas, Mounier Ryabi, i cili më pas ka pas ka shtuar se autobusi ka rënë nga një lartësi 70 metra.

Sipas ministrit tunizian të turizmit, Rene Trabelsi, autobusi i mbushur me turistë ishte pronë e një agjenciëe udhëtimesh të njohur e cila kishte mjaft përvojë dhe e pajisur me liçencen e duhur.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet