''Turkish Airlines'' pezullon të gjitha fluturimet drejt Kinës

Kompania turke e fluturimeve ”Turkish Airlines” ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Kinës në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

‘’Fluturimet nga qytetet kineze të Pekinit, Guangzhusë, Shangait dhe Xianit do të ndërpriten deri më 9 shkurt, ndërsa fluturimet drejt Hong Kongut do të mbeten operative’’, deklaroi kompania.

Kjo masë vjen menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur shpërthimin e ri të koronavirusit në Kinë një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka deklaruar se ”Turqia po dërgon një aeroplan në Wuhan, epiqendrën e virusit, për të evakuar 34 shtetas turq dhe disa qytetarë nga Azerbajxhani, Gjeorgjia, dhe Shqipëria”. /ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet